Juventusi pas Jorginhos

Gjiganti italian Juventus janë pas mesfushorit të Chelsea, Jorginho.

Jorginho ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin e ardhshëm, ndërsa bisedimet për rinovim nuk kanë filluar.

Kjo ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të tregojë interesim për mesfushorin italian.

Siç raporton ‘TodoFichajes’ Juventusi kanë shfaqur interesim për transferimin e Jorginhos në ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net.

Italiani është një lojtar i rëndësishëm për planet e Chelsea dhe me shumë gjasë nuk do të lejojnë transferimin e tij drejt ndonjë ekipi tjetër.

Këtë sezon 30 vjeçari ka luajtur në 43 ndeshje në të gjitha garat me Chelsea, ka shënuar nëntën gola dhe ka regjistruar katër asistime.