Chelsea të shqetësuar për të ardhmen e Mount

Interesimi i rivalëve anglez për Mason Mount ka shfaq shqetësim te Chelsea.

Mount ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2024 dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për trajneri Thomas Tuchel.

Sipas ‘The Sun’ londinezët janë të shqetësuar për të ardhmen e anglezit, pasi ekipet rivale janë pas tij, përcjell lajmi.net.

Sipas mediave angleze Man City dhe Liverpool kanë shfaqur interesim serioz për mesfushorin.

Mount ka 39 paraqitje gjithsej me Chelsea, ku ka shënuar 12 gola dhe dhuruar 15 asistime.