Juventusi mund të dorëzohet për Dybalan

Juventusi mund t’i ndajë rrugët me Paulo Dybalan në afatin kalimtar të kësaj vere, raporton Calciomercato.

Zonja e Vjetër ka stopuar bisedimet me La Joyan dhe duket se janë të gatshëm ta lënë të largohet.

Përfaqësuesit e Dybalas arrijnë në këtë javë te Biankonerët për t’i zhvilluar bisedimet për të ardhmen, derisa gjërat duken shumë larg marrëveshjes.

Juventusi kishte planifikuar t’i ofronte argjentinasi një kontratë me pagë më të vogël, mirëpo ajo as që është marrë parasysh nga lojtari.

Por, për Dybalan tashmë ka interesim të madh nga gjigantët evropianë dhe Zonja e Vjetër mund të humbë një lojtar fantastik.

Barcelona, Interi dhe Atletico Madridi raportohet se janë në garë për Dybalan dhe shumë shpejtë pritet që të fillojnë bisedimet, duke ditur se mund ta marrin si lojtar të lirë.