Mosparaqitja në derbi, ngritën dyshimet e para për të ardhmen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo mund të largohet për herët të dytë nga Manchester United.

Ylli portugez ka krijuar një situatë acaruese, duke mos u paraqitur në humbjen 4-1 të Djajve të Kuq nga Manchester City.

Ralf Rangnick kishte thënë se 37-vjeçari ka probleme me ije, mirëpo kështu nuk mendon edhe motra e tij Katia Aveiro, që ka pëlqyer një postim në Instagram që thotë se ai nuk është i lënduar dhe është nisur drejt Portugalisë.

Nga kjo prapaskenë, Manchester United është i acaruar me pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe në verë mund t’i ndajnë rrugët.

Ronaldo po ashtu po kërkon një aventurë të re dhe mund të kalojë te Paris Saint-Germain, nëse Kylian Mbappe kalon te Real Madridi.

Natyrisht se kalimi i tij në Parkun e Princave do të ishte tejet befasues, duke ditur se aty luan rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi.