Juventus pritet t’i ofrojë Danilos rinovimin e kontratës

Skuadra e Juventus do t’i ofrojë mbrojtësit brazilian një mundësi për të rinovuar kontratën.

Juventus janë duke përgatitur një ofertë për Danilo, për t’i vazhduar kontratën lojtarit deri në vitin 2026.

Marrëveshja aktuale e brazilianit vlen deri në vitin 2024, por ‘Zonja e Vjetër’ dëshiron të shtojë edhe dy vite të tjera.

Krerët e klubit po i shfaqin besimin e jashtëzakonshëm 30 vjeçarit, i cili javë më parë thoshte se te Juventus ka bërë aventurën e tij më të mirë në karrierën prej futbollisti.

Danilo ka qenë pjesë kyçe e Massimiliano Allegri këtë edicion, duke u angazhuar në pozita si mbrojtës i djathtë, i majtë, i qendrës dhe në fazën defensive të mesfushës.

Lojtari i bashkohej Juventusit në verën e vitit 2019, pas aventurës së tij me Manchester City. Juve pagoi 37 milionë euro për të.