F1 2022 – Hamilton, Verstappen, Russell, Leclerc: Kush është favoriti për titullin e kampionit?

George Russell (GBR) Mercedes AMG F1 W13 and Max Verstappen (NLD) Red Bull Racing RB18. 11.03.2022. Formula 1 Testing, Sakhir, Bahrain, Day Two. - www.xpbimages.com, EMail: [email protected] © Copyright: Batchelor / XPB Images

Starti i sezonit të ri në Formula 1 vjen duke u afruar. Skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit para garës së parë që zhvillohet këtë vikend.

Pista e Bahrain sheh sezonin 2022 të marrë startin, me Mercedes, Red Bull e Ferrari në garë për titullin e kampionit.

Max Verstappen vjen në këtë sezon si kampioni në fuqi dhe synon të ruajë titullin e tij, përcjell lajmi.net. Por, ndonëse kampion në fuqi, ai nuk shihet favorit për të fituar këtë sezon – së paku nga kompanitë e basteve.

Është pikërisht rivali kryesor i tij, Lewis Hamilton i Mercedes, i cili është në ndjekje të një titulli rekord (8).

Hamilton kuotohet me 13/8 mundësi për t’u shpallur kampion botëror në 2022, derisa  kampioni Max Verstappen është i dyti si favorit, me 7/4.

George Russell (Mercedes) është favoriti numër 3, me 13/2, i përcjell nga Charles Leclerc me 7/1, derisa piloti me gjasat më të vogla është Nicholas Latifi me 750/1.

Gara kryesore pritet që edhe këtë edicion – sikur të kaluarin – të jetë mes Hamilton dhe Verstappen.