Juventus nuk i ofron pagën e kënaqshme, PSG mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Pogba

Juventusi nuk mund të ofrojë më shumë sesa 8 milionë euro në vit për mesfushorin Paul Pogba.

Francezi është shumë afër largimit nga Manchester United, me kontratën që i skadon pikërisht në verë.

Lojtari është i vendosur për të ndryshuar ambient, pas rreth gjashtë viteve të kaluara në “Old Trafford”.

Gjithsesi, e ardhmja e 28-vjeçarit duket se nuk do të jetë në “Allianz Stadium”, pasi është një klub tjetër që ia kënaq apetitet shtatlartit të mesfushës së Francës.

Është PSG ajo që është e gatshme t’i ofrojë deri në 10 milionë për futbollistin.

Përkundër që forma e mesfushorit nuk ishte zhgënjyese këtë sezon, anipse Man Utd dështoi të futej në Evropë, lojtari nuk e dëshiron qëndrimin në Mançester.

Në garë për të ishte edhe Manchester City, por duket se ai e ka “dribluar” një lëvizje të tillë.