Goal.com: Rudiger ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Real Madridin

Antonio Rudiger ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Real Madridin.

Lajmin e bën të ditur Goal.com, sipas të cilëve zyrtarizimi nga “Los Blancos” është vetëm çështje kohe.

Lojtari do të transferohet në Santiago Bernabeu me parametra zero, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit me “blutë”.

Lojtari luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet mjaft mirë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë.

Gjatë këtij sezoni me Chelsean ai luajti në 31 ndeshje në Premier League, ku shënoi tri gola dhe asistoi dy herë.