Eurothink: Qytetarët e Pollogut i besojnë policisë

Në rang vendi, qytetarët e Pollogut më së shumti kanë besim tek policia. Këtë e tregojnë anketat që ka realizuar qendra Eurothink me 160 qytetarë të rajonit të Pollogut. Nga Policia e Tetovës thonë gjithmonë për çdo kërkesë dhe për çdo qytetar, janë të disponueshëm dhe në shërbim. Nga qendra Eurothink, thonë se këshillat lokale për preventivë janë shumë të pak aktive, ndërsa edhe në ato komuna ku janë aktiv, të njëjtat nuk përkrahen nga pushteti lokal. Edhe në bazë të këtij hulumtimi 50% e të anketuarve mendojnë se policia është e partizuar, ndërsa në nivel shtetëror kjo përqindje është 60 %.