Juventus në dyshime nëse do transferojë Pogban, shkak paga e lartë

Juventus thuhet se po vlerëson një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, ngase janë në dijeni të parave që do të nevojiten për të rikthyer mesfushorin në Torino.

Kontrata e Pogba me Manchester United skadon në fund të qershorit, që do të thotë se, siç qëndron situata, do të jetë i disponueshëm si transferim i lirë këtë verë.

Megjithatë, francezi ka kërkesa të larta sa i përket pagës me Paris Saint-Germain dhe Real Madrid që po monitorojnë nga afër situatën.

Juventus duket se është shfaqur si favorit për të rinënshkruar me fituesin e Kupës së Botës, i cili fitoi katër tituj të Serie A dhe dy tituj të Kupës së Italisë gjatë kohës në Torino.

Megjithatë, sipas “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” do të marrë kohën përpara se të vendosë nëse do të ofrojë një kontratë të madhe në tryezë.

Raporti pretendon se transferimi i dështuar i Aaron Ramsey në Juventus ishte ‘një thirrje zgjimi’ për klubin, i cili është i kujdesshëm për ta bërë Pogban lojtarin e tyre më të paguar sezonin e ardhshëm.

Mesfushori ka bërë 23 paraqitje për Man United gjatë sezonit 2021-22, duke shënuar një herë dhe duke ofruar nëntë asistime dhe ishte një zëvendësues në pjesën e dytë në humbjen 1-0 ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.