Konflikti mes Adelina Ismailit e Leonora Jakupit s’ka përfunduar, ky detaj e tregon më së miri

Vëllau i këngëtares shqiptare, Leonora Jakupi, është shkarkuar sot nga Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Në mesin e 11 diplomatëve të shkarkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, gjendet edhe emri i Adnan Jakupit.

Adnan Jakupi është vëllau i këngëtares së njohur, Leonora Jakupi.

E kjo nuk duket se ka shkuar pa u vërejtur nga njëra prej rivalëve të përjetshme të estradës kosovare, Adelina Ismaili.

“Fshisë, fshisë dadës”, ka shkruar në një InstaStory këngëtarja Adelina Ismaili.

Kujtojmë se dy këngëtaret kanë rivalitet mes vete që para 17 viteve, rivalitet ky që ka vazhduar gjatë viteve, e pas këtij postimi të Adelinës si duket nuk ka mbaruar ende.