Juventus duket se po pajtohen me largimin e De Ligt.
‘Zonja e Vjetër’ është në negociata me Bayern Munich për shitjen e kartonit të De Ligt dhe duket se gjërat po shkojnë drejt fundit.
Mediat italiane tashmë shkruajnë për zëvendësuesin e De Ligt te Juventus. Ai është identifikuar, përcjell lajmi.net.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenal, Gabriel, i cili mund të jetë i hapur për një kalim në ‘Allianz Stadium’.
‘Biankoneri’ kanë hequr dorë nga Koulibaly dhe tani braziliani i Arsenal shihet si opsioni më i mundshëm.
Lojtari pritet t’i kushtojë Juventusit deri në 40 milionë euro.