Presion te PSG për transferimin e Skriniar, hap telashe kalimi i De Ligt te Bayern, pasi rikthen Chelsean në garë

PSG do të kenë presion të shtuar në garën për Skriniar.

Paris Saint-Germain po vazhdojnë tentimet për të transferuar mbrojtësin sllovak të Inter, Milan Skriniar.

Parisienët megjithatë po shohin gjërat të vështirësohen, pasi Chelsea po humb garën për Matthijs De Ligt. Kjo bën që ‘Blutë’ të rikthehen në garë për Skriniar, përcjell lajmi.net.

Inter po shfrytëzon situatën dhe po rrit forcën e vet. Tani, ‘Zikaltërit’ nuk pranojnë asgjë nën 70 milionë euro për kartonin e Skriniar.

Qendërmbrojtësi i Inter është në mesin e më të kërkuarve në këtë merkato. Ai ka kontratë me Inter deri në vitin 2023.

Oferta e fundit e PSG për Skriniar ka qenë 50 milionë euro plus bonuse, por Inter kërkon më shumë.

Mbetet të shihet nëse parisienët do të mund ta kompletojnë transferimin e Skriniar.