Hapet muzeu i burgut të Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të organizojë ceremoninë e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës.

Në kuadër të ceremonisë së Muzeut do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit” e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”.

Në kuadër të funksionalizimit parashihet kurimi i ekspozitës së përkohshme përmes së cilës prezantohet hulumtimi, dokumentimi dhe materiali i arkivuar që dëshmon përjetimet e të burgosurve politik të vendit tonë.

Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike.

Pastaj do të vazhdohet me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit.

Ish-burgu i PrishtinësMuzeu