Juventus i cakton Bayernit një çmim për De Ligt, planifikohen investime në Zaniolo

Bayern Munich nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e Matthijs De Ligt.

Skuadra bavareze është në negociata me skuadrën e Juventus, për qendërmbrojtësin holandez.

Drejtori sportiv i Bayern ishte dje në Torino dhe thuhet se tashmë ka mësuar një çmim fiks për lojtarin.

Mediat italiane thonë se Juve i ka caktuar lojtarit një çmim prej 80 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Me paratë e fituara nga kartoni i De Ligt, Juventus synon të investojë në blerjen e kartonit të Nicolo Zaniolo.

Po ashtu, një tjetër lojtar që do të shënjestrohet është mbrojtësi i Arsenal, Gabriel, për të mbuluar hapësirat e De Ligt.

Mbetet të shihet nëse bavarezët do të jenë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e 22 vjeçarit De Ligt.