Milan ‘All In’ për De Ketelaere, Renato Sanches dëshiron kalimin te PSG

Milan po vazhdon me lëvizjet e saj në merkato.

Skuadra kampione e Italisë, Milan është afër të kompletojë transferimin e lojtarit të Club Brugge, Charles De Ketelaere.

‘Rossoneri’ kanë dërguar dje një ofertë prej 28 milionë euro + 3 milionë të tjera si bonuse, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, shënjestra tjetër e tyre, Renato Sanches duket se do të jetë e pakapshme, pas futjes së PSG në garë.

Lojtari raportohet se preferon një kalim te kampionët e Ligue 1. Ai sheh më shumë mundësi për tituj atje, por edhe një pagë më të mirë.

Thuhet se Milan veç kanë filluar të shohin për alternativa të tjera për mesfushën.