Juristi shqiptar nga Çegrani i Gostivarit do ju ligjërojë gjykatësve austriakë në Linc (Foto)

Është Mirsad Musliu, avokat shqiptar që mbron të drejtat e qytetarëve austriak, përfshirë edhe shqiptarët, në gjykata dhe institucione të tjera të shtetit austriak, shkruan gazeta Lajm.
Ai është nga fshati Çegran i Gostivarit.

Rezultatet e tij radhite si në shirit filmi, e në këtë drejtim është edhe ftesa që ka marë për të ju ligjëruar gjykatësve austriakë në një panel që do të mbahet në muajin tetor në Linc.
Mirsadi pasi kishte kryer klasën e pestë në fshatin e tij të lindjes, në vitin 1994 i ishte bashkuar familjes së tij në Graz të Austrisë. Në këtë qytet ai kishte vazhduar shkollimin, duke përfunduar studimet juridike në Universitetin e Carl Francit në Graz.
Në intervistën për gazetën Lajm dhe Lajm Tv, ai tregon se si ka nisur të punojë si avokat në Vjenë dhe cështjet me të cilët merret zyra e tij. Musliu më shumë merret me cështjen e nënshtetësive, bashkimeve familjare, leje qëndrimeve dhe rasteve të tjera.
Avokati i vetëm shqiptar në Vjenë të Austrisë tregon se tani është duke mbrojtur Republikën e Kosovës në një rast civil.
Musliu thotë se obligim i tij është që të ndihmojë të gjithë klientët e tij, përfshirë edhe shqiptarët, që në fund të dalin të suksesshëm.
Sipas tij të gjitha rastet që vijnë në zyrën e tij për tu zgjidhur janë të vecanta.

Ai thotë se shqiptarët në Austri janë të integruar mirë dhe se nuk bëjnë probleme. Musliou ka një porosi për bashkëatdhetarët e tij:

Mirsad Musliu tregon se para dy vitesh ishte zgjedhur në mesin e 50 personave më të suksesshëm në Austri dhe Gjermani.