Jovanoviq: Teksti i mëparshëm nuk ishte i pranueshëm për askënd, presim ndryshime më thelbësore

Miroslav Jovanoviq nga pala serbe gjithashtu theksoi se nuk e kanë lexuar propozimin dhe se pasi të ndodhë kjo do të japin përgjigjet e tyre.

“Teksti i mëparshëm nuk ishte i pranueshëm për askënd. Pres që të ketë disa ndryshime më thelbësore dhe që ato të përshtaten në Rezolutën tonë që është votuar në Kuvend dhe normalisht në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë”, tha Jovanoviq.