Në VK “Tabanocë”, “Bogorodicë” dhe “Dojran” pritet deri në 30 minuta

Në Vendkalimet Kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran” për dalje dhe në VK “Tabanocë” për hyrje në vend pritet 15-30 minuta.

Në Vendkalimet Kufitare, nga pala e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.