Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, deklaroi se krahas ndërtesave të banimit në zonën e ish-fabrikës “Treska”, duhet të realizohet edhe parku i planifikuar.
Ai theksoi se investitorët kanë obligim ta ndërtojnë parkun, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli i Komunës.
Gerasimovski pranoi se ka pengesa dhe mosmarrëveshje mes investitorëve dhe një pjese të banorëve, por shprehu bindjen se pjesa më e madhe e parkut do të realizohet.
Sipas tij, zhvillimi urban duhet të shoqërohet edhe me hapësira të gjelbra dhe publike për qytetarët.





