Policia e Zagrebit po i heton rrethanat e të shtënave këtë mëngjes në Sheshin Marko para ndërtesës së Qeverisë, në të cilën një oficer policie u plagos rëndë me armë zjarri. Një person që i përshtatet përshkrimit të autorit të krimit bëri vetëvrasje në Jabukovac.
– Të gjitha rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar, personi i dyshuar si autor ka bërë vetëvrasje, njoftoi policia.
Ndërsa dëshmitarët okularë të sulmit në Sheshin e Shën Markut i thanë gazetarit “Jutarnji list”-it se autori i krimit erdhi në ndërtesën e Qeverisë nga ana veriore e Kishës së Shën Markut, nxori një kallashnikov dhe hapi zjarr në drejtim të derës së hyrjes në Banski dvori, transmeton Bota Sot.
Për shkak të motit me shi, pak njerëz ishin në rrugët e qytetit të epërm në kohën e të shtënave, kurse një qytetar sapo kishte dalë nga një kafene aty pranë, pa dikë që bërtiste.

– Nuk i kam dëgjuar të shtënat, sepse në lokalin ku pija kafe kishte muzikë. Kur dola jashtë, dëgjova një zë mashkulli që bërtiste: ‘A është thirrur ambulanca? Ku është ambulanca.’ Pastaj një zë tjetër tha se përforcimet janë drejtuar për në Sheshin e Katerinës. Nuk e kisha menjëherë të për mua se çfarë po ndodhte derisa u drejtova nëpër Sheshin e Shën Markut. Njerëzit, policia, u mblodhën rreth një burri që ishte ulur – tha një qytetar.
Një grua tjetër, e cila punon afër, i kishte dëgjuartë shtënat me armë, por nuk i kushtoi shumë vëmendje derisa filluan të binin sirenat.

– Shumë shpejt pas të shtënave, ambulanca erdhi dhe mori me vete njeriun, për të cilin vetëm atëherë morëm vesh se ishte një oficer policie, i cili dyshohet se e kishte paralajmëroi njeriun që e plagosi të largohej, sepse nuk bën të qëndrojë në atë vend. A jemi bërë vërtet një perëndim i egër? Dënimet për armëmbajtje pa leje janë shumë të vogla, përndryshe njerëzit do të silleshin ndryshe. Ka edhe më pak ndëshkime kur dikush me armë pa leje plagoset ose vritet. Fatkeqësisht, gjyqësori ka dërguar një mesazh të keq për vite me radhë se ne mund të bëjmë çfarë të duam sepse dënimi, kur të vijë, do të jetë gjithsesi i vogël, dhe ekziston mundësia e parashkrimit – është mendimi i një qytetari.