Arsenali me ofertë për Morata

Arsenal me ofertë drejt sulmuesit të Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Morata është i huazuar te Juventusi që nga shtatori i vitit 2020, ndërsa marrëveshja për huazim i përfundon në fund të këtij sezoni.

‘Zonja e Vjetër’ ka mundësi të blejë kartonin e spanjollit, por ende nuk ka vendosur për diçka të tillë.

Siç njofton ‘Tutto Juve’, Arsenali kanë ofruar 30 milionë euro për sulmuesin Alvaro Morata.

Arsenali mund të mbetet pa Alexadre Lacazette pas përfundimit të këtij sezoni, andaj e shohin Moratan si një zëvendësues të francezit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i 29 vjeçarit.