Thaçi paralajmëroi mbetjen e kësaj Qeverie

Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi i dolën parashikimet e bëra ditë më parë në vulgun e kalkulimeve dhe kombinatorikave për rrëzimin e Qeverisë së re.

Ai në një prononcim natën e së mërkurës para Qeverisë theksoi se Qeveria nuk do të bjerë dhe se janë numrat, duke theksuar se në takimin e partnerëve qeverisës ishin edhe nga BESA, duke aluduar në deputetin e kësaj partie që dje nuk ishte në seancën për votëbesimin e Qeverisë. Një paralajmërim të ngjajshëm e bëri edhe dje në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ku theksoi se nuk ka shanse të bjerë Qeveria.

“Kur negociatat zhvillohen pesë në 12, bisedimet janë të fshehta, kurse ato i udhëheqë Zoran Zaev. Mendoj se sot nuk do të bjerë Qeveria. Sipas informacioneve që i kam, Qeveria do të mbetet dhe ne do të fitojmë datë për negociatat”, kishte nënvizuar Thaçi, duke shtuar se Zaev do të mbetet kryeministër edhe më tej.