“Je ti ai që dëshiroja”, Fifi më e lumtur se kurrë krah partnerit

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Por ajo përtej muzikës, komentohet shumë edhe për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte kryetemë e muajve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”.

E pas daljes nga aty, ajo ktheu sërish vëmendjen ka vetja e saj me lidhjen e saj të re që nisi me Adis Patushin.

Prej muajsh, ajo po shijon lidhjen me Adisin dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm.

Ata nuk kursejnë as dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me partnerin e saj.

“Je ti ai që dëshiroja”, ka shkruar Fifi krahas fotografisë./Lajmi.net/