Nga këngëtare në moderatore, ja në cilin emision do ta shohim Arilena Arën

Ajo është prej vitesh një këngëtare e suksesshme, por duket se karrierës së saj të gjatë në ekran do t’i shtojë edhe një eksperiencë të re.

Këngëtaren përtej muzikës do ta shohim edhe në një tjetër fushë, shkruan lajmi.net.

Siç bëjnë të ditura burime nga “Vip Magazine”, këngëtaren së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore.

Ajo do të bëhet pjesë e televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.

Personalisht ajo ende nuk e ka zyrtarizuar një gjë të tillë.

Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj.

Rikujtojmë se, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar gjithashtu se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC News”, por kësaj rradhe duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!

Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj në ekran” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e televizionit “Top Channel”, aty ku nisi si fillim.