“Unë e dua”, Adelina Tahiri iu përgjigjet komenteve negative për bashkëshortin e saj

Këngëtarja Adelina Tahiri ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me bashkëshortin e saj, Serjozha Markov, me të cilin ka pothuajse pesë vite e martuar.

Ajo komentohet pothuajse në çdo postim të sajin në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë komentet negative në lidhje me diferencën në moshë që ka me bashkëshortin e saj.

Megjithatë, ajo nuk ngurron të postojë foto nga jeta e saj me Markov dhe djalin e tyre ku nuk mungojnë as dedikimet e ëmbla mes tyre.

Së fundmi ajo ka vendosur të iu përgjigjet përsëri komenteve negative për martesën e saj me Serjoza Markov, nëpërmjet një dedikimi për të.

“Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu unë e dua!”, shkruan këngëtarja krahas fotos së bashkëshortit të saj.

Por, ashtu si në shumicën e postimeve të saj nuk kanë munguar komentet mbëteshtetëse dhe kritikuese.

“Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”,  shkruan një komentues.

Nga ana tjetër, shumë ndjekës duket se po i japin mbështetjen e tyre këngëtares duke i shkruar se dashuria nuk njeh moshë dhe duke e këshilluar që të mos mendojë për të tjerët: Dashuria nuk njeh moshë moj e dashur ca rëndësie ka ça mendojnë të tjerët mjafton që ndihesh mirë ti e ta kalosh sa ma lumtur e mirë me partnerin tënd”- thuhet në komentin e një ndjekësi.