Japonia nis raketën drejt Hënës

Japonia lansoi një raketë bashkë me roverin që pritet të zbarkojë drejt Hënës pas tentimit të katërt këtë vit, kur përpjekjet e mëparshme u penguan nga moti i keq.

Roveri i quajtur “snajperi i Hënës”, synon të zbarkojë në satelitin e Tokës në muajin shkurt nëse gjithçka shkon sipas planit.

Japonia ka dështuar dy herë atë arrijë sipërfaqen hënore vitin e kaluar, mes pengesave për programin e saj hapësinor.

Vendi synon të bëhet vendi i pestë që zbarkon në Hënë pas SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe Indisë.

Dy javë më parë, India bëri histori kur uli me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Anija kozmike japoneze parashikohet të zbarkojë 100 metra nga një vendndodhje pranë kraterit Shioli, në Hënë.

Fluturakja pritet të hyjë në orbitën e Hënës brenda katër muajve. Më pas do të ‘orbitojë’ Hënën përpara se të zbarkojë në shkurt.