Griezmann lumtur që Mbappe qëndroi te PSG

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është i lumtur që ka parë që Kylian Mbappe të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Mbappe ishte afër bashkimit me Real Madridin këtë verë përpara se ai dhe PSG të binin dakord të qëndronin së bashku këtë sezon.

Vendimi për qëndrimin në “Parc des Princes” e ka lumturuar edhe bashkëlojtarin e tij te Franca, Griezmann.

“Ai është duke pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit, po përpiqem ta vendos atë në kushtet më të mira”, ka thënë fillimisht ylli i Atletico Madridit.

“Po filloj ta njoh dhe anasjelltas, po mundohem ta gjej në hapësira”.

“Mbappe është një lojtar i madh, një personalitet i madh francez. Ai ishte në trazira këtë verë, por ai u përgjigj me rastin e Toulouse”.

“Mirë për ne, mirë për PSG-në. Varet nga ne që të sigurohemi që ai të ndihet rehat me ne me një mendje të lehtë dhe të hapur”, përfundoi Griezmann.