Jack Grealish: Mediet të merren me dikë tjetër, që unë të fokusohem në lojën time

Jack Grealishit nuk po i pëlqen vëmendja e madhe mediatike, pas formës jo të mirë që po tregon me Manchester Cityn.
Anipse u ble përreth 100 milionë euro nga Aston Villa, mesfushori ofanziv asnjëherë nuk e ka arsyetuar këtë vlerë.

Si pasojë e kësaj, ai shumë herë ka qenë në ballinën e medieve sportive, sigurisht, jo për statistika të larta, transmeton lajmi.net.

“Shpotitë” e marra për rendimentin e ulët s’po i lënë shije të mirë mesfushorit, i cili bën apel që fokusi ta bie diku tjetër.

“Ndonjëherë dua t’u them mediave, më lini pak të qetë dhe fokusohuni te dikush tjetër, në mënyrë që të fokusohem në lojën time”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse lojtari do ta gjejë formën, në mënyrë që t’i heshtë kritikët.