Fundjava e ligave evropiane – sonte luan Mallorca e Muriqit

Futbolli evropian do të vijojë edhe në këtë fundjavë me ndeshjet kampionale në top pesë ligat evropiane.
Sonte, më fillim nga ora 21:00, Mallorca e Vedat Muriqit do të jetë nikoqire e Espanyolit në La liga.

Shtatlarti kosovar do të tentojë ta vijojë formën e mirë në këtë sezon, ku ka realizuar pesë gola në nëntë ndeshje.

Kundërshtari i skuadrës së tij, Espanyol, gjendet në pozitën e 14, dy vende më poshtë sesa Mallorca.

Anipse ky nuk mund të jetë indikacion se vendasit janë favoritë të sfidës, vendosja nga minuta e parë e Muriqit është një bonus shtesë.

Fitorja eventuale do ta ngjiste Mallorcan, të paktën përkohësisht, në pozitën e 11.