Drejtuesit e Interit s’heqin dorë nga rinovimi i kontratës së Skriniarit – PSG ende në garë për mbrojtësin

Interi nuk e ka ndërmend të heqë dorë për rinovimin e kontratës së mbrojtësit Milan Skriniar.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, do të mbahet edhe një raund takimesh në javën tjetër, përkitazi me këtë çështje.

Përkundër këtij intensifikimi të bisedimeve, Paris Saint Germain ende s’është larguar nga gara për mbrojtësin të cilin mëton ta marrë në verën e vitit 2023.

Lojtari aktualisht ndodhet në një “sanduiq” dhe për rrjedhojë është duke i peshuar mirë hapat që do t’i ndërmarrë në të ardhmen.