Përfaqësueset e “Neting Institut”-it u pritën nga Visar Ganiu: Çairi, me dyer të hapura për investime nga Dubai

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur në ambientet e komunës përfaqësueset e “Neting Institut”-it, QanieSelimin dhe Marja M. Jankusllovskën. Shkak i këtij takimi ishte tërheqja e fondeve dhe investimeve nga Dubai.

“Sot isha nikoqir i përfaqësuesve të “Neting Institut”-it, QanieSelimi dhe Marja M. Jankullovska të cilat prezantuan idenë për mundësinë e tërheqjes së fondeve dhe investimeve nga Dubai. Me mysafiret që janë edhe projekt menaxhuese, diskutuam për hapat se si biznese nga Dubai mund të investojnë në Komunën tonë të Çairit, ndërkaq nga ana ime shpreha gatishmërinë se gjithçka që është në dobi të mirëqenies së banorëve tanë është e mirë se ardhur. Ky promovim vije si bashkëpunim që ka “Neting Institut” me Agjencinë e Investimeve të huaja”, ka shkruar Ganiu.