Italia nxjerr tanke në rrugë/ Kryeministri Conte: Lëvizje vetëm për nevoja jetike

Rritja e numrit te viktimave nga koronavirusi ne itali ka detyruar Qeverine italiane te marre masat drastike me qellim mosperhapjen e metejshme te epidemise.
Kryeministri Giuseppe Conte iu drejtua publikut mbremjen e se merkures nepermjet rrjeteve sociale ku deklaroi se do te mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare, nderkohe qe transportin publik, bankat, farmacite dhe posta italiane do te vijojne punen.
“Sot është momenti të bëjmë një hap më shumë. Italia do të vazhdojë të jetë një zonë e vetme e mbrojtur. Sot vendosëm të mbyllim të gjitha aktivitetet tregtare, të shitjes me pakicë, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, të farmacive e parafarmacive. Do të lejohet lëvizja e popullsisë vetëm për motive shëndeti e për nevoja jetike si pazari”, ka thënë Conte.
Ne rruget e Romes kane dale tanket e ushtrise te mobilizuar per mbarevajtjen e rregullave te reja. Qeveria italiane ka vendosur të mbyllë lokalet, pubet, restorante, paurkeritë, qendrat estetike, mensat për 2 javë.