Zyrtarizohen bartësit e listave të PDSH-së, vetëm 5-shi enigmë (Emrat)

Partia Demokratike Shqiptare sot në shkollën e mesme Kirili Pejçinoviq në Tetovë do të mbajë konventën promovues të kandidatëve për deputetë.
Kjo parti ka zyrtarizuar emrat e bartësve të listave për deputetë. Në Njësinë zgjedhore numër 1, listës së kandidatëve të PDSHsë do ti prijë Nimetulla Demiri, në Njësinë zgjedhore numër 2 Ragmi Isufi, në Njësinë zgjedhore 3 Sami Rashidi, në Njësinë zgjedhore numër 5 listës do ti prijë kandidat nga Velështa e Strugës, ndërsa në Njësinë gjashtë zgjedhore vet kreu i PDSHsë Menduh Thaçi.