Ish-menaxherja e familjes Kardashians gjendet e vdekur në bagazhin e një makine

Bëhet fjalë për ish-menaxheren e e biznesit të tyre, Angela Kukawski, e cila ishte gjithashtu nënë e pesë fëmijëve.

Kukawski u gjend e vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Angeles.

Departamenti i Policisë së Simi ka arrestuar të dyshuarin për vrasje, i cili duket se ka transportuar trupin nga Van Nuys në shtëpinë e një të afërmi në Luginën Simi, në orët e para të mëngjesit të 23 dhjetorit.

Nga ana tjetër, familja Kardashian po përballet me drama të herëpashershme.
Tradhtia e përsëritur e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian apo ndarja e Kim-it me Kanye West. (Madje, prej disa kohësh ajo po del me Pete Devidson.)

Përmendim këtu edhe tragjedinë në koncertin “Astro World” të Travis Scott.

Po ashtu, thuhet se një lajm i bukur ka ardhur më në fund këto ditë për ta, pasi mendohet se Kylie Jenner ka lindur fëmijën e saj të dytë.

Në një foto të fundit që Travis Barker ka shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Kylie Jenner besojnë se ajo ka lindur.

Në pamje shihet ekrani i televizorit së bashku me dekorimet e Krishtlindjeve dhe një tavolinë kafeje me një tenxhere me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji.

Megjithatë, vëmendja e fansave tërhoqi drejt një objekti tjetër në tavolinë. Një shishe bebeje e mbushur gjysmë ishte lënë në tavolinën e kafesë duke shkaktuar spekulime se shishja i përkiste të porsalindurit të Kylie. Postimi u rishpërnda në një faqe të fansave të Kardashian, “Kardashian News”, ku fansat ndanë teoritë e tyre.