Fifi po e pret Vitin e Ri në Londër, vetëm apo me ndokë?

Këngëtarja ferizajase për ditë po merr simpati nga publiku, e kjo falë zërit të saj të bukur e interpretimeve unike tash e disa vite, shkruan lajmi.net.

Lirshëm mund të themi se këtë vit Fifi ka qenë një nga personazhet më të zhurmshme të showbizit, kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip.

Pas daljes nga BBV, Fifi po vazhdon të ndiqet me një interesim akoma më të madh nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka zbuluar se nata e ndërrimit të motmoteve do ta gjejë larg familjes.

Ajo ka postuar një instastory ku ka lokalizuar Londrën, ku siç duket këngëtarja do jetë afër publikut natën e Vitit të Ri./Lajmi.net/