Ish-kandidati për presidencë te Barca, Lluis Bassat: Nuk do të nënshkruaja me Lewandowskin, ai ka 34 vjeç

Publicisti dhe kandidati për presidencën e Barcelonës në vitin 2003, Lluis Bassat ka folur në lidhje me transferimin e Robert Lewandowskit në ‘Camp Nou’.

Transferimi i Lewandowskit drejt Barcelonës është çështje kohësh.

Ekipi blaugrana dhe ylli polak kanë rënë dakord që të ndodhë një lëvizje e tillë, por është Bayern Munich që momentalisht po bllokon transferimin e tij.

Ndërsa se a duhet të kalojë sulmuesi te ekipi katalanas, ka folur kandidati për presidencën e Barcelonës në vitin 2003, Lluis Bassat, transmeton lajmi.net.

“Para 10 viteve po, por tani nuk do të nënshkruaja me të. Ai do të jetë 34 vjeç”, ishin fjalët e tij.

Pavarësisht moshës është Xavi Hernandez që e kërkon me ngulm transferimin e yllit polak në ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tij në Barcelonë.