Barcelona mendon shitjen e pesë lojtarëve

Ekipi katalanas, Barcelona po mendon të largojë pesë lojtarë.

Martin Braithwaite, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig dhe Neto janë pesë lojtar që nuk bëjnë pjesë në planet e Xavi Hernandez.

Është vet trajneri që sipas ‘AS’, ju ka kërkuar atyre të gjejnë ekip të ri, pasi nuk i sheh të rëndësishëm për sezonin që do vie, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se Xavi u ka thënë atyre të kërkojnë ekip të ri, ata nuk kanë gjetur ende.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e pesë lojtarëve të ekipit blaugrana.