Isco për kombëtaren: Do të doja të isha atje, por nuk jam i fiksuar

Mesfushori i Sevillas, Isco ka folur në lidhje me kombëtaren spanjolle.

Isco viteve të fundit kaloi në një periudhë jo shumë të mirë në Real Madrid.

Mesfushori nuk kishte minutat e dëshiruara, andaj edhe u largua nga ‘Mbretërit’.

Por, magjiku duket se ka rigjetur vetën, pasi po luan më shumë te skuadra e re, Sevilla.

Gjatë një interviste për një medie te qytetit të Sevillas, ai foli edhe për kombëtaren, duke thënë se do preferonte të ishte në skuadër, por nuk është i fiksuar në lidhje me atë situatë.

“Kualifikimi për finalen më duket fantastike. Jam shumë i lumtur. Ka një ekip të mrekullueshëm. Do të doja të isha atje, por as nuk jam i fiksuar. Dua ta bëj mirë punën time. Dua të tregoj vetën për tifozët e Sevillas se jam i përgatitur, i përkushtuar dhe i etur të përpiqem të ndihmoj klubin tim”.

Kujtojmë se mungesa e minutave për Iscon ka bërë që kohët e fundit mos të ftohet nga Luis Enrique për ndeshjet me kombëtaren.