Ancelotti: Benzema do të startojë nesër

Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp bëri të ditur që Karim Benzema është kthyer nga lëndimi dhe do të startojë nesër.

“Los Blancos” do të luajnë ndaj Osasunas në orën 21:00, në Bernabeu.

”Benzema do të startojë nesër”,  tha ai.

Benzema u lëndua në ndeshjen ndaj Celtic në Champions League, ku mungoi edhe për ndeshjet kombëtare.