Guardiola: Nëse qëndroj të City do të jetë shumë mirë, por edhe nëse largohem klubi prapë do të jetë i përkryer

Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e tij te Manchester City.

Në një intervistë të dhënë së fundi, trajneri u shpreh se do të ishte perfekt nëse do të qëndronte gjatë në “Etihad”, por edhe nëse largohet klubi do të vijojë të jetë i përkryer.

“Nëse qëndroj këtu do të ishte diçka e përkryer, por edhe nëse largohem klubi do të mbetet i përkryer”, tha ndër të tjera ai.

Guardiola, përkundër sukseseve të shumta me “Qytetarët”, ende s’ka arritur që të triumfojë në Champions League me ta, diçka të cilën do ta tentojë sivjet.