IRI: 79% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka mbështetje prej 79 për qind të qytetarëve në vend. Megjithatë, përqindja e atyre të cilët konsiderojnë se Maqedonia e Veriut sot është më afër hyrjes në BE se sa në vitin 2005 – kur për herë të parë mori statusin e vendit kandidat, gjatë tre viteve të fundit ra prej 57 në 32 për qind, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).

“Shtyrja dhe kthimi prapa në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, pak para për shkak të vetos së Bullgarisë, duket se do të ndikojnë ndaj bindjes së qytetarëve se mund të ketë progres në procesin e anëtarësimit”, tha Pol Mekarti, drejtor i IRI për Evropë. Për fat të mirë, shtoi ai, kjo nuk e uli entuziazmin e tyre për qëllimin afagjat për anëtarësim në BE.

Të pyetur për problemin më kryesor, pjesa më e madhe e qytetarëve ose 23 për qind e theksuan papunësinë, si dhe pandeminë dhe shqetësimin për qasjen në vaksina kundër Kovid-19 të cilët si problem më të madh e kanë theksuar 22 për qind e qytetarëve.

Anketa ka treguar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë besim të ulët në përfaqësuesit e tyre lokalë para zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen në tetor.

Në pyetjen nëse do ta mbështesnin kryetarin e komunës së tyre për tu zgjedhur përsëri, gjysmë e të anketuarve ose 53 për qind kanë thënë se do të duhej të zgjidhej kandidat tjetër.

“Më shumë se gjysmë viti më vonë, pandemia ende është kujdes primar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët gjithashtu kujdesen për qasjen e vaksinave dhe për pasojat ekonomike nga kufizimi i lëvizjes dhe bizneset e mbyllura. Në nivel lokal, qytetarët ndoshta do të kërkojnë ndryshime në zgjedhjet lokale, që i rrit shanset e kandidatëve opozitarë”, tha Mekarti.

Ky sondazh përfaqësues kombëtar u krye në emër të Qendrës për kërkime të IRI nga ana e “Brima” – një kompani e hulumtimit të tregut, midis 4 mars dhe 6 prill 2021. Të dhënat u mblodhën në një mënyrë të shtresuar në shumë faza mostra përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve. Mostra kombëtare përbëhej nga 1,222 të anketuar të moshës 18 vjeç e më lart dhe u plotësua me 1,285 intervista shembull në komuna specifike. Margjina e gabimit për mostrën kombëtare është plus ose minus 2.8 pikë përqindje në mes të intervalit me besim 95 për qind.