Interi në nevojë për lekë, konsideron ofertat për Lautaron – interesim nga Arsenal dhe Tottenham

Inter janë gati të heqin dorë nga kartoni i Lautaro Martinez.

Skuadra e Inter është në nevojë për para dhe situatën ekonomike mendon ta përmirësojë përmes shitjes së kartonit të sulmuesit argjentinas.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se ‘Zikaltërit’ do të shqyrtojnë ofertat që prekin shumën e 60 milionë eurove.

Një ofertë e tillë do të mund ta largonte argjentinasin nga skuadra e Inter. Interesimi për lojtarin nuk mungon.

Dy skuadrat që duan ta kenë Lautaron janë ato nga Londra veriore; Arsenal dhe Tottenham Hotspur.

Arsenal ka në radar edhe emra si Victor Osimhen e Gabriel Jesus, por edhe Lautaro qëndron si alternativë.

Tottenham në anën tjetër ka Antonio Conten në krye të stolit, trajnerin që punoi me argjentinasin te skuadra e Inter.