Sela: Nuk jemi për bllokimin e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i pyetur nga Televizioni 21, nëse do ta përkrahin nismën e VMRO-DPMNE-së për të bllokuar Kuvendin, ai u përgjigj se secila parti ka agjendën e vet parlamentare, Aleanca për Shqiptarët nuk është për bllokimin e Kuvendit.

“Çdo subjekt politik ka agjendën e vet, për agjendën e Aleancës për Shqiptarët flasim ne, ne nuk jemi për bllokimin e Kuvendit. Ata që bllokojnë Kuvendin është puna e tyre, ne përgjigjemi për veten tonë. Duhet të pyeten ata dhe jo ne”, tha Sela.