Klopp flet për kalimin e mundshëm të Haaland te Man City

Jurgen Klopp ka komentuar zërat e fundit që e çojnë Erling Haaland te Manchester City.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Erling Haaland do të përfundojë te skuadra e Manchester City.

Mediat nga Belgjika bënin të ditur se lojtari ka kryer testet mjekësore dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet këtë javë, ose më së largu javën tjetër.

Për këtë ka dhënë disa komente trajneri i rivalit të Man City, Liverpoolit – Jurgen Klopp – i cili sheh shtim të madh kualiteti.

“Më lini ta them kështu. Ky transferim do të vendosë nivele të reja”, ka thënë Klopp për ‘SkySports’.

Haaland është një nga sulmuesit më ‘vrastarë’ në botën e futbollit. Manchester City është një nga skuadrat që shënon më së shumti. Kombinimi pritet të jetë fatal, nëse çdo gjë shkon sipas planit.