Inter u eliminua nga Evropa, këto janë fjalët e Contes

FERRARA, ITALY - JULY 16: Antonio Conte head coach of FC Internazionale issues instructions to his players during the Serie A match between SPAL and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on July 16, 2020 in Ferrara, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Inter, kishte nevojë për fitore për të sigurua një vend në mesin e skuadrave më të mira në Evropë, por e gjithë që arriti ishte një barazim 0-0 ndaj Shakhtar, në ndeshjen e zhvilluar në ‘San Siro’.

Conte, në fjalët e para pas ndeshjes, nuk kritikoi as lojtarët dhe as veten e tij, por tha se kishte të bënte me një mungesë fati.

“Ju mund të keni mendimin tuaj, unë e respektoj atë. Nuk jam dakord, sepse mendoj se ekipi dha gjithçka që kishte, bëri gjithçka që duhej. Është e pabesueshme që në dy ndeshje që kemi dominuar kundër Shakhtar, nuk kemi shënuar një gol të vetëm”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Nuk jam dakord që na ka munguar vendosmëria fare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka sonte, kështu që absolutisht nuk jam dakord”.

“Ne duhet të vlerësojmë gjithçka me kokë të ftohtë, jo pas një eliminimi si ky. Ekziston një keqardhje dhe zhgënjim i madh, por unë absolutisht nuk e ndiej se po na mungonte vendosmëria, përqendrimi ose agresioni”.