Vdes legjenda italiane, Paolo Rossi

Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi publik në Itali, RAI, përcjell lajmi.net.

Rossi njihej për udhëheqjen që i bëri Kombëtares së Italisë në Kupën e Botës së vitit 1982, duke shënuar gjashtë gola në turne.

Gruaja e Rossi, Federica Cappelletti, postoi në Instagram një foto të saj dhe Paolo me mbishkrimin “Per Semper”, që përkthehet në “Përgjithmonë”.