Inter synon ta shesë kartonin e Edin Dzeko

Inter duan ta largojnë Dzekon nga skuadra.

Ylli boshnjak, Dzeko është në listën e lojtarëve që mund të largohen nga Interi gjatë këtij sezoni.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Inter po synojnë të gjejnë një skuadër për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso është i interesuar ta marrë 36 vjeçarin në ‘Mestalla’.

Megjithatë, Valencia mund të mos jetë e gatshme t’i paguajë lojtarit pagën që ai ka aktualisht tek Inter.

Dzeko ka shënuar 13 gola në 36 ndeshje të Serie A me skuadrën e Inter, në sezonin 2021/22.