Atletico në negociata me Arsenal për Bellerin

Hector Bellerin mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Pas një sezoni me skuadrën e Real Betis, Hector Bellerin mund të dërgohet te një tjetër skuadër spanjolle.

‘Eldesmarque’ raporton se Atletico Madrid ka hapur bisedimet me Arsenal, për mbrojtësin e djathtë, përcjell lajmi.net.

Gjiganti i La Liga dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje në formë transferimi të përhershëm me 27 vjeçarin.

Lojtari luajti sezonin e kaluar si i huazuar në La Liga. Ai nuk është pjesë e planeve të Mikel Arteta, prandaj Arsenal mund të jenë të hapur ta shesin kartonin e lojtarit.