Tottenham avancon në negociatat për Richarlison

Tottenham po bën maksimumin për të marrë shërbimet e Richarlison.

Ylli brazilian i Everton mund të kalojë te Spurs, pasi negociatat mes klubeve po progresojnë mirë.

Fabrizio Romano thotë se Spurs janë afër marrëveshjes për kushtet personale të lojtarit, kurse negociatat mes klubeve do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, transmeton lajmi.net.

Harry Winks thuhet se është i përmendur në negociata dhe mund të kalojë në radhët e Everton.

Akoma nuk është arritur në një dakordim për strukturën e marrëveshjes.